Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 17:06 | Bota
Studimi amerikan: Koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit

Koronavirusi, sipas një studimi të Universitetit të Nebraskës, mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të COVID-19 në ajrin e dhomave ku kanë qenë të shtruar pacientët me koronavirus, shumë ditë pasi këta pacientë ishin larguar nga spitali.

Gjithashtu, gjurmë të koronavirusit u zbuluan edhe në korridoret e spitalit. Këto gjetje, sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Nebraskës, tregojnë rëndësinë e veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Ky studim thekson se sëmundja ngjitëse nuk përhapet vetëm me spërklat e pështymës dhe teshtimës.

Gjithashtu, përfundimet e tij sugjerojnë që njerëzit mund të preken nga koronavirusi pa qëndruar pranë personave të infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos