Studimi i UNICEF, COVID-19 dëmtoi arsimin edhe më shumë nga sa ishte parashikuar

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 21:06 | Sociale
Studimi i UNICEF,  COVID-19 dëmtoi arsimin edhe më shumë nga sa

Pandemia Covid-19 e dëmtoi arsimin edhe më shumë nga sa ishte parashikuar. Është ky përfundimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuar për Fëmijët në një studim ku diktohet fakti se ndikimi negativ ka qenë edhe më i fortë në vendet me të ardhura të mesatare, si Shqipëria.

UNICEF del në përfundimin se aftësitë arsimore në lexim dhe matematikë janë shumë më të përkeqësuara se para pandemisë.

Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend po zhvillohet me praninë e Covid-19, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që do të përçohen në dekada

Shqipëria zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna kombëtare zyrtare për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos