Studiuesit anglezë propozojnë insekte dhe larva në mensat e shkollave fillore

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 07:43 | Lifestyle
Studiuesit anglezë propozojnë insekte dhe larva në mensat e

Larvat e mizave, karkalecat, milingonat, krimbat e miellit dhe dy mijë lloje të tjera insektesh, në vend të mishit dhe sojës. Një ekip profesorësh nga Universiteti i Cardiff dhe Uwe i Bristolit po përfundon një studim mbi burimet e mundshme të proteinave, për të plotësuar ose zëvendësuar ato shtazore me bimore, në mensat e shkollave fillore në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi i tyre është për një dietë të re që është më shumë e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndër propozimet, ushqimet e bazuara në insekte, si krimbat e mëndafshit dhe larvat e skuqura, dhe Vexo, një lloj salce që kombinon insektet dhe proteinat bimore. Këto gatime do të mund të hyjnë në shkollat ​​angleze në një të ardhme jo shumë të largët.

"Ne duam që fëmijët të mendojnë për proteinat alternative si gjëra reale - thotë dr. Christopher Bear i Universitetit të Cardiff-it - insektet e ngrënshme tani janë pjesë e dietës së rreth dy miliardë njerëzve në mbarë botën dhe i përkasin traditave të kuzhinës prej shumë kohësh." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos