Peripecitë e Zelensky për të vizituar SHBA, si doli presidenti nga Ukraina?

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 20:09 | Bota
Peripecitë e Zelensky për të vizituar SHBA, si doli presidenti

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe lideri ukrainas u kthye prej saj me miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe mbështetje amerikane deri në fund të luftës.

Por realizim i kësaj vizite kishte rreziqet e saj, peripeci të njëpasnjëshme dhe siguri të fortë.

Masat e jashtëzakonshme të marra për transportimin e presidentit Zelensky nga Ukraina në kryeqytetin amerikan treguan edhe njëherë se sa vendimtare është marrëdhënia mes dy vendet.

Pas vizitës në front në Ukrainën lindore të martën, transportimi i Zelensky për në Uashington filloi me një udhëtim nate me tren në Poloni përpara se të hipte në një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA, i mbështetur nga një aeroplan spiun i NATO-s dhe një avion luftarak F-15.

Lajmet për vizitën në Uashington nisën të qarkullonin në fillim të kësaj jave, por nuk u konfirmuan deri herët në mëngjesin e së mërkurës, kur zyrtarët amerikanë u ndjenë të sigurt.

Shumë udhëheqës dhe zyrtarë perëndimorë kanë udhëtuar me tren për të vizituar Zelensky në Kiev, por kjo ishte hera e tij e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos