Që nga e shtuna, të gjitha fluturimet, drejt dhe nga, ishujt Kanarie janë pezulluar nga autoritetet spanjolle, pasi aeroporti i Tenerifes u shndërrua si të ishte një pjesë e planetit Mars, për shkak të stuhisë së rërës që vinte nga Maroku.
Shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi se, stuhitë e rërës, me erë që do të arrinte deri në 120 km/h, do të vazhdonin deri të mërkurën, ndërsa përveç ishullit Gran Kanaria do të goditeshin edhe Lanzarote dhe Fuerteventura.
Autoritetet lokale deklaruan gjendjen e gatishmërisë dhe i këshilluan njerëzit të qëndronin në shtëpi, duke mbyllur dyer e dritare, ndërsa u anuluan edhe disa aktivitete të lidhura me karnavalet.
Ishujt Kanarie ndodhen rreth 100 kilometra nga brigjet e Marokut dhe janë një destinacion turistik për evropiano-veriorët që kërkojnë rreze dielli dhe temperatura të larta në dimër. (A2 Televizion)