Stuhia në Spanjë, përmbyten Ishujt Baleare, të paktën 13 viktima

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 11:44 | Bota

Një stuhi e fuqishme që solli reshje të dendura shiu dhe erëra të dhunshme në disa pjesë të Spanjës, i mori jetën të paktën 13 personave. Autoritetet spanjolle thonë se 4 vetë rezultojnë të humbur pasi stuhia “Gloria” shkaktoi përmbytje masive.

Kryeministri Pedro Sanchez inspektoi zonat më të prekura dhe ndaloi në Majorkën e goditur rëndë nga dallgët gjigante.

Gloria u përplas në Ishujt Baleare, ku përfshihet edhe destinacioni popullor i Majorkës, duke sjellë shira të dendura dhe erëra deri në 100 km në orë. Dallgët e mëdha detyruan disa banorë të evakuohen nga banesat e tyre ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati.

Stuhia u zhvendos më pas në Katalonja, Valencia dhe rajonet jugore të Mursias dhe Andaluzisë, ku la pas shkatërrim masiv në resortet turistike që po përgatiten për sezonin e pushimeve.

https://a2news.com/2020/01/20/cmendet-moti-ne-spanje-stuhi-dhe-reshje-te-dendura-debore/

Sipas mediave spanjolle, 4 viktima janë shënuar në Katalonja, 5 në Valencia, dy në Andaluzi një në rajonin qendror të Kastijës dhe në Asturia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos