
Një bankier i përfshirë në çështjen e ngritur për mashtrim dhe pastrim parash ndaj gruas më të pasur në Afrikë, Isabel Dos Santos, u gjet i vdekur në Lisbonë.
45 vjeçari Nuno Ribeiro da Cunha menaxhonte llogaritë e firmës së naftës, Sonangol, e cila më parë drejtohej nga vajza e ish presidentit të Angolës, José Eduardo dos Santos.
Vdekja e bankierit u raportua të enjte, një ditë pasi prokurorët e shtetit afrikan i cilësuan të dy si të dyshuar për rastin në fjalë.
Isabel Dos Santos i ka mohuar gjatë gjithë kohës akuzat e ngritura ndaj saj, pas publikimit të disa dokumenteve sekrete.
Nuno Ribeiro da Cunha u gjet i vdekur në një nga pronat e tij në Lisbonë dhe policia informon se të gjitha provat të çojnë në një akt vetëvrasje. Sipas disa mediave, bankieri prej disa kohësh vuante nga depresioni dhe kishte provuar dhe më parë të vetëvritej. (A2 Televizion)