Suedia dhe Finlanda në NATO, Erdogan me listë dëshirash, në pritje të një kompromisi

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 16:52 | Aktualitet

Pas dekadave të tëra neutraliteti, dy shtetet nordike, Finlanda dhe Suedia, vendosën t’i bashkohen Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë. Por mes votës pro të siguruar nga vendet anëtarë, nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndron një pengesë e madhe: Turqia. Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan thotë hapur dhe qartë se ai është kundër pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se vendimi i tij nuk do të ndryshojë. Por si komentohet ky qëndrim i presidentit turk? A pritet që Erdogan, edhe nën ndikimin e partnerëve të tjerë, të ndryshojë? A priten që delegacionet e Finlandës dhe Suedisë, të mbërrijnë për negociata në Ankaranë zyrtare? Përgjigjet i marrim nga Abdylvehab Ejupi, gazetar i TRT World, live në Ditar nga Stambolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos