
Ministrja e Financave suedeze Magdalena Anderson deklaroi që qeveria e qendrës së majtë do të përgatisë një seri taksash të reja.
Qytetarët e vendit nordik janë të mësuar të paguajnë taksa të larta, edhe pse këto shndërrohen shpesh herë në shërbime të nivelit botëror, nga edukimi tek shërbimi shëndetësor, pensionet etj.
Por këtë radhë vendimi i qeverisë ka shkaktuar polemika, sepse arsyeja e taksave të reja është rritja e buxhetit për forcat e armatosura.
Bankat do të jenë institucionet që më shumë do të shigjetohen nga vendimi, nga i cili qeveria mendon të përfitojë rreth 520 milionë euro në vit që do shkojnë në fondin e ushtrisë.
Arsyeja? Stokholmi ka rritur së tepërmi shqetësimin për manovrat në ujërat e Baltikut të forcave ruse, që jo rrallë kryejnë provokime me avionët e tyre, që për pak kanë shmangur një përplasje të hapur.
Suedia mendon të blejë sistemin e kushtueshëm raketor Patriot nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të modernizojë armatimin. (A2 Televizion)