Suedia regjistron 6580 raste të reja me Covid-19, në total mbi 10 mijë viktima

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 15:38 | Bota
Suedia regjistron 6580 raste të reja me Covid-19, në total mbi 10

Rastet e koronavirusit në Suedi vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit janë raportuar 6580 infeksione të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka konfirmua edhe 351 viktima të tjera nga Covid-19, duke e çuar në 10 185 numrin total të vdekjeve nga koronavirusi në vendin me 10 milionë banorë.

Shkalla e vdekjeve në Suedi është shumë më e lartë se ajo e vendeve fqinje nordike, por më e ulët se shumë vende evropiane që kanë zbatuar bllokimin kundër pandemisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos