Suedia shmang masat drastike

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 22:18 | Aktualitet

Në kohën që e gjithë bota është e alarmuar nga kthetrat e pamëshirshme të Covid-19 dhe qeveritë me politikëbërjen në situatë emergjencash po luftojnë edhe me kohën, ka edhe shtete me politika indiferente. Ndryshe nga fqinjët e saj nordikë, Suedia ka adoptuar një strategji relativisht të relaksuar, duke supozuar se reagimi i tepërt është më i dëmshëm. Edhe pse qeveria tani ka ndaluar që më shumë sesa 50 persona të jenë bashkë në të njëjtin ambient, kjo përjashton vendet si shkollat, restorantet dhe palestrat, të cilat janë ende të hapura. Për këtë strategji të pazakontë të Suedisë na rrëfen një zonjë shqiptare, e cila po kontribuon edhe pse heshtur. Ajo është infermierja Valmira Bukoshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos