
Telekomi në Kosovë ka rënë pre e një sulmi kibernetik këtë të martë. Sulmi ka ndërprerë shërbimet përkohësisht, të cilat tashmë po rikthehen në punë.
Kosova, Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut kanë rënë pre e sulmeve kibernetike gjatë kohëve të fundit.
Në Shqipëri ishte platforma qeveritare, e cila ra pre e sulmeve ku u ndërprenë shërbimet për disa ditë. Më pas, ishte sistemi TIMS ai që u sulmua. Këto sulme, sipas qeverisë, por edhe Departamentit Amerikan të Shtetit kanë ardhur nga hakera të mbështetur nga Irani.
Ndërkohë, për sulmet në Kosovë ende nuk ka një autor. (A2 Televizion)