Dhunë ndaj të miturës, tjetër rast i rëndë në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 09:35 | Kosova
Dhunë ndaj të miturës, tjetër rast i rëndë në

Një tjetër rast i dhunimit të një të miture ka ndodhur në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në Istog, më 9 gusht 2022, ndërsa viktima për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin deri dje në polici.

“Rasti ka ndodhur para një muaji, më 9 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos