Dy qytetarë mbetën të vrarë pas një sulmi me thikë në qendër të Londrës pak pas mesditës së të premtes, ndërsa policia reagoi duke vrarë autorin e ngjarjes.
Policia e vlerësoi sulmin si terrorist. Neil Basu, një zyrtar i policisë u tha gazetarëve se autori i sulmit kishte një jelek që dukej të ishte një pajisje e rreme eksplozive.
Zyrtarët britanikë i bënë thirrje publikut që të shmangte zonën. Kryeministri Boris Johnson shprehu me një mesazh në Twitter mbështetjen për punonjësit e ndihmës së shpejtë.
Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke e dënuar sulmin. Kjo ngjarje vjen dy vjet pas sulmit terrorist në Londër, ku u vranë 8 persona dhe mbetën të plagosur me dhjetëra të tjerë. (A2 Televizion)