Sekretari amerikan i Shtetit: Lutjet tona për ju, SHBA do t’i qëndrojë në krah Shqipërisë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 16:27 | Bota
Sekretari amerikan i Shtetit: Lutjet tona për ju, SHBA do t’i

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka shpërndarë një deklaratë ku me rastin e Festës së Pavarësisë,  ngushëllon Shqipërinë për pasojat e rënda të tërmetit.

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e tij.

Deklarata nënvizoi edhe partneritetin e fortë midis dy vendeve, dhe mbështetjen e SHBA drejt integrimit europian, “përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos