Papa lutet për Shqipërinë: Zoti i bekoftë, është një popull që dua shumë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 12:13 | Bota
Papa lutet për Shqipërinë: Zoti i bekoftë, është

Edhe Papa Françesku nga Vatikani ka shprehur publikisht afërsinë tij me popullin shqiptarë gjatë momenteve të vështira që po përjeton vendi pas lëkundjeve shkatërrimtare të tërmetit.

https://www.facebook.com/Tv2000it/videos/611498162919829/

Gjatë lutjes së mëngjesit, kreu i Kishës Katolike përshëndeti “popullin e dashur shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë që kam dashur të vizitoj. Lutem për viktimat, për të plagosurit dhe familjet. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë”, deklaroi Françesku.

Papa vizitoi Shqipërinë në shtatorin e vitit 2014, në një vizitë historike.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos