Në Tunizi janë rikthyer sulmet terroriste. Një anëtar i Gardës Kombëtare u vra, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur pas një sulmi me thikë në Sousse, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në Tunizi.
Lajmi është konfirmuar nga Garda Kombëtare, duke specifikuar se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ndërkohë, 3 autorët u ndoqën nga forcat speciale dhe më pas u ekzekutuan.
Sulmi ndodhi pranë një postblloku të policisë në El Kantoui. Zëdhënësi i forcave të sigurisë, Naim Romdhani, bëri të ditur se pas sulmit, terroristët u futën në një shkollë në veri të Sousse ku edhe u vranë nga forcat speciale. (A2 Televizion)