Një seri vrasjesh në një klinikë spitalore në afërsi të Berlinit, me shkaqe ende misterioze, kanë tronditur opinionin publik gjerman. Ngjarja ka ndodhur në klinikën Oberlin të Potsdam, e specializuar në ortopedi.
Një grua 51-vjeçare, e punësuar në klinikë, u arrestua nga forcat e rendit, pasi mendohet se ka vrarë 4 persona, ndërkohë që një e pestë ndodhet në gjendje të rëndë.
Një seri vrasjesh në një klinikë spitalore në afërsi të Berlinit, kanë tronditur opinionin publik gjerman Ngjarja ka ndodhur në Potsdam Një grua 51-vjeçare, e punësuar në klinikë, u arrestua nga forcat e rendit, pasi mendohet se ka vrarë 4 persona Personat mendohet se janë sulmuar me një mjet prerës, me shumë mundësi një thikë
Personat, pacientë të strukturës dhe me dizabilitete të ndryshme, mendohet se janë sulmuar me një mjet prerës, me shumë mundësi një thikë.
Autorja e krimit ende pa motiv i ka telefonuar bashkëshortit pas masakrës, dhe është ky ai që ka marrë në telefon autoritetet. (A2 Televizion)