
Rripi i Gazës ka përjetuar një natë të përgjakur sonte, ku në dy atentate të ndryshme kanë humbur jetën tre policë.
Sulmet ishin marrë përsipër nga dy kamikazë, që dyshohen se i përkasin grupeve aleate të ISIS që janë të pranishëm në atë territor, dhe kishte si objektiv dy nga postblloqet e shumta që karakterizojnë territorin.
Rripi i Gazës kontrollohet nga organizata Hamas nga viti 2007. Vitet e fundit organizata të ndryshme më radikale kanë kritikuar Hamasin për pasivitet në lidhje me kauzën palestineze, duke gjetur në Shtetin Islamik (ISIS) një aleat të interesuar. (A2 Televizion)