Zjarret në Amazonë, Brazili refuzon paratë e ofruara nga G7

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 12:13 | Bota
Zjarret në Amazonë, Brazili refuzon paratë e ofruara nga G7

Qeveria braziliane do të refuzojë ofertën për ndihmë nga vendet e G7-tës, për luftën kundër zjarreve në pyjet e Amazonës. Presidenti francez Emanuel Macron, i cili organizoi takimin tre ditor që u mbyll të hënën, tha se 22 milion dollarë do të lëvroheshin menjëherë.

Zyrtarët brazilianë nuk e arsyetuan vendimin për të refuzuar paratë, por presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën  se e trajton Brazilin si koloni.

Duke komentuar ofertën e G7-tës, shefi i kabinetit të Bolsonaro,  Onyx Lorenzoni u shpreh: “Ju falënderoj, por ndoshta paratë janë më të rëndësishme për të ripyllëzuar Europën. Macron nuk arrin dot të parandalojë një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është pjesë e trashëgimisë botërore dhe kërkon të na japë neve leksione?”

https://a2news.com/2019/08/24/nis-samiti-i-g7-macron-ti-japim-fund-luftes-tregtare-do-na-ktheje-ne-recension/

Një numër rekord zjarresh vazhdojnë të digjen në Brazil, kryesisht në Amazonë, sipas agjencisë për kërkimet hapësinore në vend. Më herët Bolsonaro ishte shprehur se qeveria nuk i kishte resurset për të luftuar flakët, ndërsa kritikën e akuzuan se retorika e tij anti-ambientaliste kishte ndikuar në përkeqësimin e shpyllëzimit.

Organizata Greenpeace në Francë tha se reagimi i G7 ndaj krizës kishte qenë i papërshtatshëm, duke konsideruar përmasat e katastrofës. Aktori Leonardo di Caprio premtoi se do të dhuronte 5 milionë dollarë për Amazonën, ndërkohë që 7 vendet më të industrializuara të botës, ofruan 20 milionë.

https://a2news.com/2019/08/25/pamje-apokaliptike-nga-amazona-e-djegur/

Bolsonaro dhe Macron po përplasen prej javësh për çështjen e amazonës. Sherri në distancë u zhvendos edhe në plan personal, kur kreu i Elizësë tha se gratë braziliane duhet të ndiheshin të turpëruara nga presidenti Bolsonaro, i cili u tall në rrjetet sociale me bashkëshorten e Macron, Brigitte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos