Ndotja atmosferike, OKB: 1 viktimë çdo 5 sekonda, 700 të vdekur në 1 orë

Nga A2 CNN
6 Mars 2019, 15:38 | Bota
Ndotja atmosferike, OKB: 1 viktimë çdo 5 sekonda, 700 të vdekur

Çdo 5 sekonda një person humb jetën në botë për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes atmosferike, ndërsa në 1 orë të vdekurit janë mbi 700.

Të dhënat janë publikuar nga eksperti i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe ambientin, David Boyd, i cili nënvizon se situata është shumë e rëndë. Ai vlerëson se “njerizimi po shkakton shfarosjen e gjashtë masive në botë”. Duke përmendur pasojat e ndryshimeve klimatike dhe rënien e biodiversitetit thotë se njerëzimi po shkakton dëme të pariparueshme. Shqetësimi më i madh vjen nga revolucioni industrial.

“Niveli i dioksinës në atmosferë ka prekur nivelin më të lartë në 650 mijë vjet. Kjo shkakton një ndryshim klimatik të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm. Normat e shfarosjes janë qindra herë më të larta se ato normalet”, tha David Boyd, raportuesi i OKB për të drejtat e njeriut dhe mjedisin.

Ai shton më tej se 90% e popullatës globale është e ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike. Ky fenomen shkakton 7 milion të vdekur çdo vit, prej të cilëve 600 mijë janë fëmijë të moshës 5 vjeç e poshtë. Ajri i ndotur numëron më shumë viktima se luftërat, vrasjet, tuberkulozi, SIDA dhe malarja.

Eksperti i OKB listoi 7 masa urgjente që çdo shtet duhet t’i ndërmarrë: survejimi i cilësisë së ajrit, identifikimi i shkaqeve të ndotjes, informimi i qytetarëve dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse, vendosjen e limiteve të qarta kundër ndotjes, organizimin e planeve të veprimit kundër këtij rreziku të madh dhe financimi i këtyre masave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos