
“Operacioni në Rripin e Gazës do të vazhdojë për aq kohë sa do të duhet për t’u rivendosur rendi dhe siguria”.
Është kjo përgjigjja e kryeministrit izraelit, Beniamin Netanjahu, në lidhje me reagimet e shumta ndërkombëtare.
“Me veprimet tona i kemi dhënë një goditje shembullore organizatës terroriste të Hamasit që nuk e kishte parë prej kohësh. Me sulmet tona ndaj bazave të tyre e kemi dërguar edhe njëherë shumë vite pas në kohë”, përfundoi Netanjahu. (A2 Televizion)