
Mediat ndërkombëtare që raportojnë nga Ukraina bëjnë me dije se ushtria është duke shpërndarë armë dhe për veteranët e ushtrisë për të përballuar invazionin e forcave ruse.
Më herët, autoritetet ukrainase iu bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen njësive të mbrojtjes së territorit.
Ushtria ruse nisi bombardimet e bazave ushtarake në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe raportimet flasin për dhjetëra persona të vrarë. (A2 Televizion)