Poroshenko: Putin është Hitleri modern

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 09:58 | Bota
Poroshenko: Putin është Hitleri modern

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka cilësuar si një ditë tragjike për Ukrainën sulmin e ndodhur në orët e para të mëngjesit nga Rusia, por ai thekson se Kievi do të rezistojë.

Poroshenko foli jashtë parlamentit në Kiev, ndërsa deputetët diskutonin për konfliktin në Kiev.

Poroshenko, i cili ka qenë president i Ukrainës nga vitit 2014 deri në vitin 2019, e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si Hitlerin modern.

Një gazetar i BBC raporton se situata në parlamentin e Ukrainës është e tensionuar, ndërsa brenda godinës ka shumë njerëz të armatosur.

Çfarë dihet deri tani (A2 Televizion)

  • Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas.
  • Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
  • Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
  • Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
  • Sipas njoftimeve paraprake të paktën 8 ushtarë ukrainas janë vrarë.
  • Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
  • Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
  • Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.

A2 CNN Livestream

Latest Videos