Sulmi mbi Ukrainën, Xhaçka: U minuan themelet e rendit ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 09:42 | Bota
Sulmi mbi Ukrainën, Xhaçka: U minuan themelet e rendit

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dënoi sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ky sulm i paprovokuar i Rusisë minon themelet e rendit ndërkombëtar.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.  Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së”, shkruan ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos