
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet e saj ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës
Kreu i Shtetit e cilëson sulmin e pajustifikueshëm, i cili shkel ligjin ndërkombëtar.
“Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm. I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët”, shkruan Meta. (A2 Televizion)