Basha dënon sulmin ndaj Ukrainës: Akt lufte kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 09:49 | Bota
Basha dënon sulmin ndaj Ukrainës: Akt lufte kundër paqes dhe

Edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dënoi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe deklaroi se qëndron pranë popullit ukrainas në këto momente të vështira.

Sipas Bashës, duhet një reagim i shpejtë i komunitetit ndërkombëtar kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës që cenon dhe paqen në Europë.

“Dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, e cila përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës, ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos