
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, edhe Partia Demokratike a reaguar ndaj sulmit ajror që ka vrarën| Bagdad gjeneralin iranian Qassem Soleimani, duke tensionuar situatën politike ndërkombëtare.
Në postimin e saj, PD “mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit” duke gjykuar vendimin e sulmit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, si “një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, ndërkohë që gjenerali iranian i vrarë cilësohet si “një nga arkitektët e aktiviteteve terroristeve”.
PD nënvizon se strukturat e saj qëndrojnë në krah të SHBA në mbështetje të Koalicionit Global kundër Terrorit. (A2 Televizion)