
Vijojnë përpjekjet e autoriteteve për të rikthyer në punë sistemin TIMS në pikat kufitare, i goditur një ditë më parë nga një sulm kibernetik, që riktheu përdorimin e regjistrave.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se është rikthyer në punë sistemi TIMS në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Drejtoria e kufirit në juglindje bën me dije se udhëtarët po kalojnë nëpërmjet sistemit teknologjik TIMS dhe jo manual, siç ndodhi ditën e djeshme. Edhe pse në punë, sistemi ende nuk është normalizuar 100%, pasi funksionon në mënyrë të ngadaltë.
Ndërkohë që në pikën kufitare të Qafë Thanës, sistemi vazhdon të jetë i bllokuar. (A2 Televizion)