All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Zbulohet kandidatura e Shqipërisë në çmimet Oscar

Nga A2 CNN
10 Shtator 2022, 23:03 | Aktualitet
Zbulohet kandidatura e Shqipërisë në çmimet Oscar
All - Paragraf - 1

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (çmimet Oscar) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”.

Filmi ka skenarin dhe regjinë e Gentian Koçit dhe është prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”. Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

All - Paragraf - 3

 Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që autori Gentian Koçi përfaqëson Shqipërinë në garën e çmimeve Oscars. Në vitin 2018 ai ishte kandidatura zyrtare e Shqipërisë me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”, film i cili u përzgjodh në mbi 50 festivale në të gjithë botën, duke rrëmbyer çmimet si “Aktorja më e mirë, “Skenari më i mirë”, dhe “Filmi më i mirë”.

Filmi u përzgjodh midis dy prodhimeve të tjera të këtij viti: “Njëri prej nesh” nga regjisori Ergys Meta dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, nga Fatmir Koçi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos