Sulmi në Ukrainë, ushtria ruse: Nuk hasëm asnjë rezistencë në kufi, nuk kemi asnjë avion të rrëzuar

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 08:20 | Bota
Sulmi në Ukrainë, ushtria ruse: Nuk hasëm asnjë

Ushtria ruse pretendon se nuk hasi asnjë rezistencë nga forcat ukrainase në momentin që trupat e saj hynë në Ukrainë.

Përmes një komunikate për shtyp, Rusia deklaron se ushtria ukrainase nuk bëri asnjë rezistencë ndaj njësive të saj ushtarake.

Në të njëjtin njoftim, ushtria ruse mohon se forcat ukrainase kanë rrëzuar disa avionë të saj.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha më herët se pesë avionë rusë dhe një helikopter u rrëzuan, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos