Presidentja e KE, Von der Leyen shpall sanksionet ndaj Rusisë: Dënojmë aktin barbar, po vriten të pafajshëm

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 08:54 | Bota
Presidentja e KE, Von der Leyen shpall sanksionet ndaj Rusisë:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ushtrisë ruse ndaj Ukrainës duke e cilësuar atë si një akt barbar, ku u vranë shumë të pafajshëm.

Më tej, zyrtarja e lartë europiane shpalli në paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë që përfshin ngrirje asetesh dhe aksesin e bankave ruse në tregun e BE-së.

"Kanë vdekur njerëz të pafajshëm në këto sulme. Dënoj këtë akt barbar. Të ngrijmë të ardhurat e rusëve dhe aksesin e bankave të tyre në tregun e BE-së”, shkruan Von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos