Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Po mbrohemi me dinjitet, trupat ruse po pësojnë humbje

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 08:54 | Bota

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka reaguar për sulmin rus duke thënë se trupat ukrainase po mbrohen me dinjitet dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.

“Duke shfrytëzuar nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, forcat ukrainase po reagojnë me dinjitet tentativat e armikut për të kaluar kufirin. Trupat ruse po pësojnë humbje”, thuhet në një reagim të ministrisë ukrainase.

Në një reagim të mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte arritur të neutralizojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Deri tani, asnjë nga këto pretendime nuk është verifikuar nga CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos