
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka dënuar sulmin ndaj godinës së televizionit kombëtar, Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë. Ai theksoi se policia është e angazhuar për të vënë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje kriminale.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar, Top Channel. Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, shkruan Çuçi. (A2 Televizion)