“Sulmi ndaj Berishës, atentat mafioz”, Meta: Rama tentoi ta shndërronte protestën në manifestim dhune me viktima

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 17:55 | Politikë
“Sulmi ndaj Berishës, atentat mafioz”, Meta: Rama tentoi ta

Në një konferencë për mediat pas protestës së opozitës, Ilir Meta, komentoi sulmin ndaj Sali Berishës, duke akuzuar për të Edi Ramën si orkestrues.

Meta theksoi se Rama tentoi të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për një manifestim të jashtëzakonshëm që theu të gjitha përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist për t’i ndaluar. Falënderoj liderin e PD-së, Sali Berishën, për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar nga Edi Rama, i cili kishte vetëm një qëllim, të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.

Është e qartë se Edi Rama me përpjekjet e tij për të provokuar dhe fajësuar opozitën për shkaktare të dhunës, nxori fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia retushojë dot”, tha Meta.

Më tej, Meta u shpreh se “Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve se është armiku më i madh i paqes sociale në vend”. “Që është pasuesi më bastard i atij regjimi që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë drama për gati pesë dekada, por që është edhe pengmarrës i të ardhmes evropiane të Shqipërisë. Ashtu sikurse opozita, sot e tregoi se e ka të gjithë vizionin, vetëpërmbajtjen dhe qëndrueshmërinë e duhur për ta shporrur këtë sekt kriminal që po shkatërron çdo ditë bashkëjetesën e qytetarëve, që përdhos çdo ditë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/meta-per-sulmin-ndaj-berishes-rama-fajtori-kryesor-te-nxjerre-kartelat-e-tij-njeri-i-pabese-e-burracak/
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-ndaj-berishes-reagon-kryeministri-rama/
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-ndaj-berishes-reagon-kryeparlamentarja-nikolla-drejtesia-te-veproje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos