Sulmi ndaj Berishës, reagon delegacioni i Bashkimit Evropian

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 17:33 | Politikë
Sulmi ndaj Berishës, reagon delegacioni i Bashkimit Evropian

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas interesimit të A2CNN në lidhje me incidentin e sotëm, kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u sulmua fizikisht nga një i ri, i cili u neutralizua dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë.

Sipas reagimit të delegacionit të BE, ata dënojnë me forcë këtë sulm gjatë protestës, ndërsa kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.

"Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht. Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm."

Delegacioni i BE (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-ndaj-berishes-reagon-kryeministri-rama/
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-ndaj-berishes-reagon-kryeparlamentarja-nikolla-drejtesia-te-veproje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos