Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon kryeministri Rama

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 15:28 | Politikë
Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon kryeministri Rama

Në lidhje me sulmin fizik ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se kreu i qeverisë dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit." (A2 Televizion)

Edi Rama
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-berisha-autori-punonjes-i-policise-kriminale-u-urdherua-nga-rama-cuci-dhe-veliu/
https://a2news.com/2022/12/06/kujdes-pamje-te-renda-incident-ne-proteste-goditet-me-grusht-sali-berisha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos