
Pak minuta pas shpërthimeve të para nga bombardimet ruse, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar me një mesazh popullit ukrainas.
Zelensky i kërkoi popullit të tij të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë frikë pasi ushtria është në detyrë dhe se SHBA-ja ka nisur të bashkojë mbështetjen ndërkombëtare.
“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes Presidenti Putin njoftoi një operacion ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit. Një minutë më parë, pata një bisedë me Presidentin Biden.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni, ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe i sigurisë, është duke punuar. Asnjë panik. Ne jemi të fortë. Ne jemi gati për gjithçka. Ne do të fitojmë mbi të gjithë, sepse ne jemi Ukraina”, tha Zelensky. (A2 Televizion)