
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje presidentit rus, Putin që të tërheqë menjëherë trupat dhe të ndal atë që mund të jetë lufta më e rëndë që nga fillimi i shekullit.
Gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, Guterres paralajmëroi Putin se ndërhyrja ushtarake mund të jetë shkatërruese për Ukrainën dhe tragjike për Rusinë dhe me një ndikim shumë të madh në ekonominë globale.
“Në një moment kur po dalim nga Covid dhe kaq shumë vende në zhvillim duhet të kenë absolutisht hapësirë për rimëkëmbjen dhe kjo do të ishte shumë, shumë e vështirë me çmimet e larta të naftës, me eksportet e grurit nga Ukraina dhe me normat në rritje të interesit. shkaktuar nga paqëndrueshmëria në tregjet ndërkombëtare”, shtoi Guterres. (A2 Televizion)