Sulmi në Gjermani, Merkel: Autori veproi për motive raciste, ka disa tregues

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 14:38 | Bota
Sulmi në Gjermani, Merkel: Autori veproi për motive raciste, ka disa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dënoi sulmin me armë në dy lokale të qytetit Hanau dhe kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu ajo bëri me dije se ka shumë shenja që tregojnë se autori veproi për motive raciste dhe se ishte pjesë e së djathtës ekstreme.

https://a2news.com/2020/02/20/te-shtena-me-arme-ne-dy-lokale-9-viktima-ne-gjermani/

 “Po bëhet gjithçka për të qartësuar deri në detajin e fundit, rrjedhën e këtyre vrasje vetë tmerrshme. Ka shumë tregues që autori të ketë vepruar si ekstremist i së djathtës, për motive raciste dhe me urrejtje ndaj personave të origjinave të tjera, besimeve fetare apo pamjes së jashtme. Racizmi është një helm. Urrejtja është një helm dhe ky helm ekziston në shoqërinë tonë, e cila duhet të fajësohet aktualisht për shumë krime”, deklaroi kancelarja gjermane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos