Tre oficerë britanikë janë urdhëruar të futen vetë në karantinë pasi një grua që ishte ndaluar së fundmi u ndje keq në qeli dhe autoritetet dyshuan se mund të jetë e prekur nga koronavirusi.
Gruaja me nënshtetësi kineze, u arrestua në Burton dhe u dërgua për t’u mbajtur në paraburgimi në rajonin Stoke-on-Trent.
Oficerët e policisë që patën kontakt të drejtpërdrejt me gruan e arrestuar u urdhëruan nga eprorët të marrin masa paraprake dhe të qëndrojnë vetë në karantinë nga frika e virusit që ka prekur mijëra persona në Kinë.
E gjithë godina e policisë u evakuua dhe stafi i saj u detyrua që të shkonte në shtëpi. Gruas së arrestuar iu bënë analizat për koronavirus dhe rezultatet pritet të dalin pas disa ditësh. (A2 Televizion)