
Nëntë persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në dy lokale në qytetin perëndimor Hanau të Gjermanisë.
Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një burrë i armatosur hapi zjarr të mërkurën, rreth orës 22:00.
Të shtënat e para ndodhën në shisha barin e quajtur “Midnight”, në qendër të qytetit Hanau, ndërsa masakra vijoi në “Arena Bar & Café”. Klientela mendohet se ka qenë kryesisht kurde.
Sipas policisë lokale, i dyshuari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi tjetër.
Ende nuk dihet arsyeja që shtyu këtë person të kryente masakrën.
Gazeta “Bild” raporton se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që kishte leje për të mbajtur armë zjarri. Gjithashtu, në makinën e tij u gjetën fishekë dhe revista armësh. (A2 Televizion)