Sulmi në Kongres, caktohet data e gjyqit për Trump

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 20:40 | Bota
Sulmi në Kongres, caktohet data e gjyqit për Trump

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për tentativën e përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve të 2020 dhe nxitjen e sulmit në Kongresit do të nisë më 4 mars 2024.

Ky ishte vendimi i gjyqtares federale në Uashington, Tanya Chutkan, e cila më parë kishte hedhur poshtë datat e propozuara nga prokuroria dhe mbrojtja për fillimin e gjykimit, përkatësisht në janar të 2024 dhe prill të 2026.

Data e përcaktuar i paraprin të ashtuquajturës "Super e martë”, një ditë vendimtare e zgjedhjeve paraprake republikane në të cilat mbahen votime në një duzinë shtetesh.

Ish-presidenti ngarkohet me 4 akuza të reja pas hetimeve të departamentit të drejtësisë lidhur me përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në 2020-n. Ndër të tjera, akuzohet për komplot ndaj Shteteve të Bashkuara dhe pengim të procedurave zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos