Oslo mbetet i shokuar pas sulmit të një dite më parë. Një burrë 42-vjeçar është arrestuar nën akuzën për vrasje, tentativë vrasje dhe akte terroriste pas sulmit me armë zjarri në qendër të kryeqytetit norvegjez.
Dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në orët e para të së shtunës, në atë që policia e ka cilësuar si akt terrorist islamik.





Të shtënat ndodhën brenda dhe pranë London Pub, një klub njohur për homoseksualë, dhe dy lokale të tjera nate.
Autoritetet në Norvegji thanë se i dyshuari ishte marrë në pyetje nga policia gjatë muajit maj, por nuk ishte konsideruar një kërcënim në atë kohë. Pas sulmit me armë, autoritetet e Oslos anuluan paradën vjetore të homoseksualëve.
Por pavarësisht kësaj, qindra njerëz marshuan nëpër rrugë gjatë pasdites, për t’u solidarizuar me komunitetin gay. “Ne jemi këtu, nuk do të zhdukemi“, thërrisnin manifestuesit. (A2 Televizion)