Sulmi në zemër të kryeqytetit, Putin takon kryetaren e Senatit, moskovitët nuk frikësohen

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 19:48 | Bota
Sulmi në zemër të kryeqytetit, Putin takon kryetaren e Senatit,


Presidenti rus, Vladimir Putin, takoi kryetaren e Senatit, Valentina Matviyenko, pas sulmit të dytë radhazi me dronë në Moskë, ku më i fundit shënjestroi një qiellgërvishtës.

Kremlini njoftoi se ata biseduan për mbështetjen e ushtrisë ruse në atë që ende e konsideron një operacionin special të nisur në Ukrainë. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se Moska do të marrë masa për shmangien e agresioneve të tjera në kryeqytet.

Zyrtarët e ministrisë ruse të Mbrojtjes e konsideruan ngjarjen e fundit një sulm terrorist të kryer nga Kievi, gjithashtu njoftoi se ka shmangur dy sulme të tjera, përfshirë një ndaj dy anijeve në Detin e Zi.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet me dronë. Megjithatë këshilltari presidencial i Zelenskit, Mykhailo Podolyak, thotë se do të ketë “më shumë dronë të paidentifikuar, më shumë kolaps, më shumë konflikte civile” gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim.

“Moska po mësohet me shpejtësi me një luftë të plotë”, shton ai.

Por, ushtria e Putinit është përgjigjur ashpër duke kryer sulme të shumta, me sirenat e alarmit që kumbuan në të gjithë Ukrainën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit duke këshilluar Kievin që të mos ndërmarrë sulme brenda territorit të Rusisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos