Sulmi terrorist në një shkollë në Ugandë, shkon në 41 numri i viktimave

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 14:28 | Bota
Sulmi terrorist në një shkollë në Ugandë, shkon në

Është rritur bilanci i viktimave pas një sulmi në një shkollë në Ugandën perëndimore. Sipas raportimit të fundit, numri i viktimave nga 25 tashmë ka shkuar në 41.

Sipas policisë në vend, persona të armatosur me lidhje me të ashtuquajturin “Shteti Islamik” janë përgjegjës për sulmin.

Në shënjestër ishte një shkollë në Ugandën perëndimore, pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos.

Autoritetet thanë se anëtarët e grupit rebel të Forcave Demokratike Aleate (ADF) që janë zotuar për besnikëri ndaj “Shtetit Islamik” kanë rrëmbyer njerëz, por nuk kanë thënë se sa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos