Sulmi terrorist në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut në armën e autorit

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 19:58 | Bota
Sulmi terrorist në Zelandën e Re, emri i Skënderbeut në

Përveç se dëgjonte këngë serbe që glorifikonin kriminelin serb të luftës Radovan Karadzic, autori i sulmit terrorist në Zelandën e Re, Brenton Tarrant, kishte shkruar emra të ndryshëm në pushkën me të cilën vrau thuajse 50 vetë, mes tyre edhe emrin e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, por edhe të Gjergj Arianitit.

Mes emrave të tjerë të ngjitur mbi armën e tij ishin ato të personave që kishin kryer sulme të ngjashme ndaj refugjatëve apo myslimanëve, por edhe figura historike të Europës, si Charles Martel, gjyshi i Perandorit Charlemagne, i cili mposhti ushtrinë myslimane të Andaluzisë në një betejë të ndodhur në vitin 732. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos