Sulmohet me armë një qendër rezidenciale në Los Angeles

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 08:14 | Bota

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kompleks banimi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë e ditur nga mediat vendase, sipas të cilave autori është arratisur me një fuoristradë të bardhë, teksa autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.

Tre personat e plagosur janë të rinj me ngjyrë mes 25 dhe 30 vjeç, ndërsa e katërta është një grua hispanike rreth të 40-tave. Të gjithë persona janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa mësohet se të shtënat kanë ndodhur në katin e parë të kompleksit rezidencial.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, por ende nuk ka një identikit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos