
4 raketa shpërthyen, mbrëmjen e së martës, në zonën më të fortifikuar të Bagdadit dhe sipas zyrtarëve të sigurisë kishin si objektiv godinën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Sirenat e alarmit pushtuan të ashtuquajturën Zonë të Gjelbër, ku ndodhen disa ndërtesa qeveritare dhe misionet e huaja diplomatike.
Të dhënat zyrtarë bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimeve 1 i mitur humbi jetën ndërsa 5 persona të tjerë u lënduan.
Raketat u lëshuan nga zona lindore e Bagdadit, por deri në këto momente askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. (A2 Televizion)