Sulmohet selia e BE-së në Bruksel, protesta kundër masave ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 11:16 | Bota

Brukseli u përfshi nga protesta të dhunshme kundër vaksinimit dhe kufizimeve për Covid-19. Policia përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat ditën e djeshme.

Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel u sulmuan nga protestuesit të cilët shkaktuan dëme. Në protestë ishin mijëra njerëz, ku një pjesë kishin ardhur nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera.

Në Bruksel, demonstruesit brohorisnin “Liri!”. Autoritetet thanë se rreth 50 mijë vetë morën pjesë në këtë protestë dhe se pati edhe persona të arrestuar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos